Bukhari, ish-truproja e CR7 zbulon sa fitonte në ditë: “Shefi më i mirë që kam pasur”

Hichman Bukhari është një kontraktor i një PMC-je (Kompani Ushtarake Private) dhe një CPO (Operator i Mbrojtjes së Afërt), me fjalë të tjera lufton si mercenar dhe mbron si truprojë. Dhe në këtë rast të fundit e bën në nivelin më të lartë, meqë Bukhari ka pasur barrën dhe nderin (sidomos këtë të fundit, duke gjykuar nga rrëfimi i tij në lidhje me këtë) të jetë truproja i një prej sportistëve më të famshëm në botë, Cristiano Ronaldos, me një pagë të përshtatshme që e shoqëronte.
Sa fitonte truproja e Cristiano Ronaldos
Bukhari ka punuar për katër vjet për të garantuar sigurinë e Ronaldos dhe familjes së tij gjatë qëndrimit të tij në Madrid, pra mes viteve 2009 dhe 2018. I intervistuar nga televizioni iberik ‘Telecinco’, truprojë i fuqishëm ka zbuluar se kampioni portugez e paguante plot 850 sterlina në ditë, që do të thotë mbi 1000 euro me kursin aktual, çka do të thotë – duke bërë disa llogari të thjeshta – mbi 350 mijë euro në vit.
Truproja më pas ka shtuar se ish-lojtari i Juventus nuk ishte një klient me rrezik të lartë, një frazë që përdoret kur personi në fjalë është në rrezik jete: “Puna jonë varet nga profili i klientit – ka shpjeguar Bukhari – Në rastin e Cristianos, me të cilin kam punuar për katër vjet, profili i tij nuk ishte me rrezik të lartë, sepse askush nuk donte ta vriste dhe nuk kishte marrë kërcënime me vdekje. Ai është kërcënuar vetëm nga tifozët ose nga persona që donin ta grabisnin”.
Hichman Bukhari punoi 4 vjet me Cristianon
“Duhet gjithmonë të dimë se ku po shkojmë, kush do të jetë aty dhe të kemi të qarta pikat e hyrjes dhe të daljes, si dhe pikat e kontaktit – ka shtuar profesionisti i mbrojtjes personale – Duhet të jemi gjithmonë të vetëdijshëm se jeta jonë mund të jetë në rrezik. Duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë një person, dhe ndonjëherë duhet të japim jetën për ta mbrojtur atë. Nëse duhet të përdor armët, i përdor. Gjëja më e rëndësishme është të kesh aftësinë për të menduar shpejt, për të zgjidhur problemet dhe për të ruajtur qetësinë në situata të vështira”.
Truproja e CR7: “Nuk është siç thonë njerëzit për të”
“Është shefi më i mirë që kam pasur ndonjëherë – ka vazhduar Bukhari duke lavdëruar CR7 – Është një njeri i mirë, shumë bujar dhe nuk është siç thonë njerëzit për të. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Të punosh me të nuk ishte si të punoje me dikë që është i kërcënuar me vdekje apo rrëmbim. Kemi pasur ndonjë incident të çmendur me paparacë ose tifozë të ekzaltuar, por asgjë serioze”.