SHËNDET

Studimi/ Një grup konsumoi tërshërë, kurse tjetri oriz, ja rezultatet 

Shkencëtarët zhvilluan një studim ku dy grupe njerëzish u vunë në një dietë me gluten të ulët, bazuar ose në tërshërë, ose në oriz. Rezultatet e tyre për mirëqenien ishin befasuese.

Ky studim i përbashkët nga Universitetet e Finlandës Lindore dhe Turunit krahasoi ndikimin e dietave me gluten të ulët, bazuar në tërshërë ose oriz, mbi faktorët e rrezikut për sindromën metabolike, si nivelet e kolesterolit në gjak dhe perimetrin e belit.

Të dyja dietat dhanë rezultate pozitive si pesha dhe perimetri i belit u ulën, ndërsa mirëqenia e përgjithshme u përmirësua. Megjithatë, grupi që ndoqi dietën me bazë tërshëre përjetoi përfitime më të mëdha: rritje të marrjes së fibrave, ulje të kolesterolit të keq LDL dhe normalizim më të mirë të funksionit të stomakut krahasuar me grupin e orizit.

Për më tepër, në grupin me tërshërë u ulën kolesteroli total, dhimbjet e stomakut dhe simptomat e refluksit, ndërsa mirëqenia psikologjike përmirësohej disi.

Studimi përfshiu vullnetarë me presion të lartë të gjakut, kolesterol të lartë ose të dyja. Ata që ndoqën dietën me tërshërë konsumuan rreth 27 gramë fibra në ditë, ndërsa ata që ndoqën dietën me oriz konsumuan vetëm rreth 17 gramë fibra në ditë, më pak se shifra e rekomanduar prej 25-35 gramësh. Gjithashtu, te grupi i orizit u rritën simptomat e kapsllëkut, ndonëse disa simptoma të tjera të stomakut u përmirësuan.

Prandaj, tërshëra rezulton të jetë një alternativë më e mirë se orizi në dietat me gluten të ulët.

Kaisa Linderborg, profesoreshë e shkencave ushqimore në Universitetin e Torunit, tha:
Ajo që e bën këtë studim të veçantë është se tërshëra ndihmon në ushqyerjen e mirë dhe përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme. Rezultatet lidhur me mikrobiomën e zorrëve pritet të dalin më vonë këtë vit.”

Nëntë mënyra si tërshëra ndihmon trupin tonë

Sipas faqes healthline, tërshëra ka këto veti pozitive për shëndetin:

 -I pasur me lëndë ushqyese gjysmë filxhani siguron 13.3% të nevojave ditore për fosfor dhe magnez, ndër të tjera

 -I pasur me antioksidantë

-Përmban beta-glukan, një fibër shumë e vlefshme

-Ndihmon në uljen e kolesterolit

-Përmirëson nivelin e glukozës në gjak

-Rrit ndjenjën e ngopjes dhe ndihmon në humbjen e peshës

-Në formë të bluar, ndihmon në kujdesin e lëkurës dhe përdoret shpesh në kremra

-Mund të zvogëlojë rrezikun e astmës në fëmijëri

 -Ndihmon në luftimin e kapsllëkun/ infermerida

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button