Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËBurg për reperin Baby Gang, dënohet dhe menaxheri i tij shqiptar

Burg për reperin Baby Gang, dënohet dhe menaxheri i tij shqiptar

Baby Gang dhe Simba La Rue, dy reperët e njohur italian, janë dënuar nga një gjykatë në Milano me 5 vjet e 2 muaj dhe 6 vjet e 4 muaj burg. Ata akuzoheshin për një shkëmbim zjarri midis dy grupeve, të ndodhur në korrik të vitit 2022 në zonën milaneze të jetës së natës rreth Corso Como, ku u plagosën me armë dy burra senegalezë.

Së bashku me këngëtarët gjykata penale e Milanos për ngjarjen ka dënuar edhe gjashtë të rinj të tjerë nga grupi i tyre. Pjesë e “bandës” së marokenit Baby Gang ishin edhe dy të rinj shqiptarë. Eliado Tuci dhe Andrea Rusta janë dënuar me më shumë se 4 vite burg secili.

32-vjeçari Tuci njihet si menaxher i turneve dhe shofer personal i reperit Baby Gang, ndërsa Rusta si mik i tyre i afërt. Sakaq, me 5 vjet e 8 muaj u dënua edhe Faye Ndiaga, personi që qëlloi fizikisht dy senegalezët dhe 3 vjet e 8 muaj Mounir Chakib, i njohur si “Malippa”, menaxheri kryesor i dy reperëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME