Uncategorized
Burri kërcënon me sëpatë në dorë komshinjtë për një vend parkimi
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi. Një burrë ka ngritur në këmbë Policinë në Patra pasi ka kërcënuar të gjithë fqinjët e tij për një vend parkimi. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Greqi.
Ai është parë nga banorët e lagjes teksa kërcënonte një burrë tjetër që i kishte zënë vendin e parkimit me sëpatë në dorë.
Ka qenë ndërhyrja e banorëve të lagjes deri në momentin e mbërritjes së policisë ka bërë që të shmanget një tragjedi. Ai tashmë është vënë në pranga dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.