Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBurri masakronë gruan shtatzanë në maternitet

Burri masakronë gruan shtatzanë në maternitet

Kosovë – Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën pasditen e sotme rreth orës 18:00 tek Gjinekologjia Universitare e Kosovës (QKUK).

Një grua shtatzënë e moshës 35-vjeçare është vrarë me thikë në mënyrë makabre nga ish-bashkëshorti i saj.

Bashkëshorti vrasës është Sokol Halili, i cili ka qëlluar disa herë me thikë ish-bashkëshorten e tij, Hamide Magashi, nga fshati Llugagji i Lipjanit.

Sipas të afërmve, çifti ishte kurorëzuar me martesë 4 muaj më parë.

Po ashtu ata theksojnë se për shkak të mosmarrëveshjes Sokol Halili dhe Hamide Magashi ishin divorcuar kohët e fundit.

Motra e viktimës ka treguar jashtë kamerave se për gjashtë muaj, autori e ka mbajtur mbyllur viktimën. Kjo e fundit ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Mësohet se autoritet kanë qenë të njoftuar për rastin e abuzimit ndaj viktimës.

Viktima ishte shtatzënë në muajin e fundit dhe priste të lindte nga dita në ditë.

Mësohet se ajo ishte pranuar në maternitet fundjavën që kaloi.

Para se të ndodhë akti makabër, sipas dëshmitarëve ka pasur debate verbale mes ish-bashkëshortëve.

Sakaq, policia ka qenë në dijeni të mosmarrëveshjeve mes burrë e grua. Këshilltarja e ministres së Drejtësisë, Nazlije Bala, për Radio Dukagjini ka thënë se gruaja shtatzënë e cila u vra sot në oborr të QKUK-së kishte kërkuar ndihmë edhe më parë në institucionet përkatëse.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME