AKTUALITETEKONOMITOP-NEWS

‘Ca bëhet kështu…?’/ Përfaqësuesi i huaj i kompanisë provokon gjatë protestës së naftëtarëve në Fier

Paraditen e sotme, protesta e naftëtarëve dhe banorëve në Fier është tensionuar pasi një përfaqësues i kompanisë ka dalë përballë naftëtarëve duke i provokuar ato.

Ai u përball me thirrjet dhe reagimet e protestuesve, të cilët i janë drejtuar me mesazhe të qarta për të mos ndërhyrë në aktivitetin e tyre, duke thënë ndër të tjera: “Ik, mos na provoko!”, “Mos hajdeni këtu, largohu!” dhe “Ca bëhet kështu, vjen edhe na provokon?”.

Përfaqësuesi i kompanisë u përgjigj me fjalët: “Don’t touch me”, një reagim që nxiti edhe më shumë irritimin e protestuesve dhe banorëve, të cilët insistuan se janë mbledhur për të kërkuar drejtësi, transparencë dhe përgjegjësi nga kompania, dhe jo për t’u përballur me veprime provokuese.

Një banor lokal, i cili mori pjesë në protestë, u shpreh për mediat:

“Po na provokojnë. Këtu jemi për të kërkuar përgjegjësi dhe sqarime për veprimet e kompanisë, jo për t’u sulmuar apo provokuar”.

Protesta vazhdon në shesh, ku naftëtarët dhe banorët kërkojnë që kompanitë të respektojnë të drejtat e punonjësve, duke theksuar se çdo veprim i paligjshëm apo i pakujdesshëm nuk do të pranohet.

Autoritetet dhe përfaqësuesit e kompanisë janë duke monitoruar situatën ndërsa banorët kërkojnë përgjigje konkrete dhe përgjegjësi për veprimet e kryera nga kompania ‘Bankers Petroleum’.

Çfarë dihet deri më tani:

Protestuesit e naftëtarëve të kompanisë “Bankers Petroleum” në Marinzë paralajmërojnë se deri më tani nuk ka transparencë për kontratat ekzistuese, asnjë informacion zyrtar për një marrëveshje të ardhshme dhe se kjo mungesë komunikimi po i shtyn drejt grevës totale në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Ata theksojnë se janë të vendosur të ndalin punën deri në arritjen e një zgjidhjeje konkrete dhe një marrëveshjeje të re me punonjësit, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve dhe i kompanisë për situatën.

Sindikata paralajmëron se greva mund të ashpërsohet në ditët në vijim. / ALB365/ Xhemil Beharaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button