Arrest me burg për poseduesin e arsenalit të armëve në Fier

Fier – “ Arrest me burg” ka vendosur Gjykata Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier per Milasin Ramaj , i arrestuar nga blutë e Fierit pasi e kishte kthyer banesën e tij në lagjen “ Kastriot” në bazë armësh.
38- vjeçari ra në prangat e policisë në një operacion të befasishëm në qęndër të qytetit, pas informimit nga një emision investigativ se një shtetas me të cilin ata kishin komunikuar në kuadër të punës së tyre posedonte pa leje një armë zjarri.
Strukrurat hetimore dhe operacionale filluan menjëherë punën duke lokalizuar 38- vjeçarin teksa lëvizte me automjet ku gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë që e posedonte pa leje dhe një shumë parash prej 3.500 euro.
Nê vijim të hetimeve të thelluara u mundësua zbulimi i një banese në lagjen “ Kastriot” të cilën ky shtetas e përdorte si bazë armësh, pjesësh dhe armësh municioni që dyshohet për t, ia shitur grupeve kriminale.
Nga kontrolli në këtë ambient u gjetën dhe sekuatruan 10 armë zjarri automatikë, 1 armë zjarri pistoletë ,1 armë zjarri pistoletë automatike , 2 silenciatorë , 9 karikatorë automatiku, 3 karikatorë pushke, 2 krehra pistoletë, dhe sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.
Milasin Ramaj ka dalë sot para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtare Klodiana Kryeziu Prokurore Elona Gixhari, dhe avokat Arap Shkopi, ndërsa në koordinim me Prokurorinë e Fierit, po vijojnë hetimet për të identifikuar shtetas të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
DEKLARATË PËR MEDIAT
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, sot më datë 15.10.2025, mori në shqyrtimin, në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, çështjen penale, që iu përket palëve
KËRKUES: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfaqësuar nga Prokurore Znj.Elona Gixhari.
PERSON NËN HETIM: M. R, I mbrojtur në gjykim, me mbrojtësin e zgjedhur Av.Arap Shopi, anëtar i Dhomës Vendore të Avokatisë Fier.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“ parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal.
OBJEKTI: Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë.
Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 238, 258, 244 dhe 259 të K.Pr.Penale.
Gjykata, në përfundim të gjykimit të çështjes, pas shqyrtimit të provave të paraqitura dhe pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve;
VENDOSI:
• Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
• Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim M. R.
• Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim M.R atë të “arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
• Për ekzekutimin e këtij vendimi, ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier në bashkëpunim me policinë gjyqësore.
• Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.
U shpall në Fier sot më datë 15.10.2025
GJYQTARE
KLODIANA KRYEZIU











