Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETÇdo dy ditë një i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit...

Çdo dy ditë një i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugorë në Fier për muajin tetor

Fier – Kontrolle nga Policia Rrugore, të përqendruara në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Gjatë muajit tetor: janë arrestuar 12 shtetas që drejtonin automjetet, në gjendje të dehur, dhe janë proceduar penalisht 8 shtetas që drejtonin mjetin, pa leje drejtimi.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë sezonit turistik, Policia Rrugore, e pajisur me mjetet e teknologjisë bashkëkohore, ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun, me qëllim konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.

Gjatë muajit tetor 2023, janë ndëshkuar administrativisht, në total, 8629 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

✅Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 469 drejtues;

✅Janë ndëshkuar 931 drejtues mjetesh për parakalime të gabura;

✅718 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

✅300 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

✅4974 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.

➡️Janë bllokuar 33 automjete për detyrime të pashlyera dhe mungesë dokumentacioni.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME