Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETÇfarë e shkakton atakun kardiak?

Çfarë e shkakton atakun kardiak?

Ataku kardiak ndodh kur fluksi i gjakut të pasuruar me oksigjen pakësohet ose ndërpritet përpara se të arrijë muskulin e zemrës.

Arteriet koronare të ngushtuara për shkak të krijimit të pllakave sklerotike (ateroskleroza) janë shpesh shkaku. Kur këto pllakëza shkëputen nga muret e arterieve, gjaku mpikset përreth tyre, duke bllokuar fluksin e gjakut, gjë që çon në ishemi kardiake (pamjaftueshmëri). Ataku kardiak dëmton muskulin e zemrës, dhe shkalla e dëmtimit varet shumë nga shpejtësia e marrjes së ndihmës së parë mjekësore.

Simptomat:

• Ndjesi shtypjeje, dhimbje në pjesë qëndrore të kraharorit që mund të përhapet dhe në qafë, shpinë ose nofull

• Të vjella

• Dispepsi

• Dhimbje abdominale

• Frymëmarrje e shpeshtë

• Djersë të ftohta

• Dobësi, këputje

• Marramendje

Një sulm në zemër mund të jetë fatal. Telefononi menjëherë urgjencën e spitalit nëse ndjeni dhimbje të kraharorit, shoqëruar me simptoma të tjera të atakut kardiak.

Shkaqet dhe faktorët e riskut.

Arsyeja më e zakonshme për atakun kardiak është ngushtimi ose bllokimi i arteries koronare, e njohur si sëmundja e arteries koronare. Gjatë një ataku kardiak, pllakëzat sklerotike që shkaktojnë ngushtimin e arteries, shkëputen dhe përziejnë gjakun me kolesterolin dhe elementët e tjerë të pllakëzave sklerotike. Kjo, shkakton trombozë, që mund të bllokojë tërësisht qarkullimin e gjakut në arterie.

Për më tepër, dhe në raste mjaft të rralla të quajtura spazma të arteries koronare, mund të ndodhin edhe në një enë gjaku të shëndetshme ose në ato që janë të bllokuara nga ateroskleroza. Këto spazma shpesh janë të lidhura me përdorimin e substancave ilegale si kokaina. Kur këto spazma janë të forta mund të shkaktojnë një atak kardiak.

Faktorët e riskut:

• Meshkujt mbi 45 vjeç

• Femrat mbi 55 vjeç

• Duhanpirja

• Hipertensioni

• Kolesteroli i lartë në gjak

• Niveli i lartë i triglicerideve

• Diabeti

• Historia familjare

• Fibrilacioni arterial

• Aktiviteti i ulët fizik

• Obeziteti

• Stresi

• Përdorimi i drogës

• Sëmundje autoimune

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME