
Takimi informal dyditor i Partisë Socialiste, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, u mbyll në orët e mbrëmjes të së shtunës pas diskutimeve për programin elektoral që do të paraqitet, si edhe për deputetët e ardhshëm të mazhorancës.
Drejtuesit politikë të qarqeve dorëzuan listat e kandidatëve që kishin hartuar, por miratimi i tyre do t’i takojë kryesisë së Partisë Socialiste. Diskutimet gjatë takimit u përqendruan në kandidatët që do të jenë pjesë e listës së mbyllur dhe asaj të hapur.
Kryeministri Rama ka kërkuar një bilanc të punës dhe “arritjeve” nga bashkitë e vendit për periudhën 2015-2025.
Mësohet se Rama pritet të kandidojë në Tiranë, në listë të hapur. Kandidimin e tij në Tiranë, Rama e paralajmëroi pak ditë pas arrestimit të Erion Veliajt.