Manchester City dhe Inter shkojnë në cerekfinalet e Champions League, duke iu bashkuar 4 skuadrave të tjera të kualifikuara. Anglezët shkatërruan 7-0 Leipzig, duke shuar edhe kujtimin më të dobët të 1-1 të ndeshjes së parë me 5 gola të Haaland. Inter nga ana tjetër rezistoi pa pësuar në Do Dragao, duke barazuar 0-0 ndaj Porto. Zikaltrit, falë 1-0 së ndeshjes së parë, kalojnë në çerekfinale.
MANCHESTER CITY 7-0 LEIPZIG
Falë një Erling Haaland të pandalshëm, Manchester City kalon në çerekfinale të Champions League. Në Etihad, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Gjermani, skuadra e Guardiolës mposhti Leipzigun me rezultatin 7-0. Norvegjezi ishte vendimtar, duke shënuar pesë herë (22′ me penallti, 24′, 47′, 54′ dhe 57′) siç ndodhi vetëm me Lionel Messin dhe Luiz Adriano në historinë e kompeticionit. Golat e tjerë u realizuan nga Gundogan (49′) dhe De Bruyne (92′).
Mbi supet e gjigantit. City bëri atë që duhej, duke eliminuar Leipzig me një shpërthim dominimi të dukshme (7-0) dhe duke kaluar në çerekfinale. Por monumenti i mbrëmjes madhështore të Etihad është skalitur nga i gjithpushtetshmi Erling Haaland dhe “manita” e tij personale. Pesë gola në 63 minuta, kur me gjysmë ore ende përpara e ndaloi i vetmi që mund ta ndalonte, Pep Guardiola. Tekniku vendosi se mjaftonte, duke i dhuruar ovacionet adhuruese nën dëborën e Mançesterit. E njëkohësisht duke “shpëtuar” vendin e Leo Messi dhe Luiz Adriano në librin e rekordeve. “Vetëm” të arritura por jo të tejkaluar në “numrin më të lartë të golave të shënuar në një ndeshje të Champions League”.
Erling Haaland është njeriu i rekordeve. Në fakt, sulmuesi norvegjez i Manchester City rrëmbeu edhe njëherë skenën europiane me fanellën e Citizens në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Champions League kundër Leipzig, duke shënuar pesë gola ndaj gjermanëve. Një goleadë autentike e norvegjezit që e ngjit atë në 33 gola në Champions, në vetëm 25 ndeshje të luajtura. Nuk ka pasur asnjëherë njeri si ai, me 22-vjeçarin që ka thyer rekordin e mbajtur nga Ruud Van Nistelrooy (31 gola në 34 paraqitje).
PORTO 0-0 INTER
Inter është në çerekfinale të Champions League falë barazimit 0-0 ndaj Porto. Zikaltrit ecin përpara falë fitores së ngushtë në ndeshjen e parë. Në Do Dragao, skuadra e teknikut Inzaghi bëri një lojë të rregullt dhe kompakte. Inter rrezikoi vetëm të kapitullonte në minutën e 94′, me shpëtimet sensacionale të Dumfries dhe Onana. Gati nul produktiviteti ofensiv i Dzeko dhe Lautaro Martinez. Kështu, falë 1-0 në San Siro mjaftoi barazimi pa gola në Portugali për t’u kthyer në 8 më të mirët në Evropë dymbëdhjetë vjet nga hera e fundit.
Me një zemër të fortë, guxim dhe kokën lartë, Inter i Simone Inzaghi arriti në çerekfinale e Champions. Tifozët zikaltër, edhe ata që turpërisht mbetën jashtë stadiumit, pavarësisht se kishin një biletë të rregullt, do ta kujtojnë gjatë natën e çmendur në Porto. Nata e qetësisë olimpike të Onana, një mbrojtje me thikë ndër dhëmbë, e një shtesë e çmendur me dy shtylla dhe një shpëtim në linjë. Është nata e një 0-0 aq të çmuar sa 20 milionët që do të hyjnë në arkat e klubit zikaltër. Europa me të vërtetë duket se është oborri i kësaj skuadre.