Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLECharles i tha Harryt se Meghan nuk ishte e mirëpritur

Charles i tha Harryt se Meghan nuk ishte e mirëpritur

Mbreti Charles thuhet se i tha Princit Harry se “nuk ishte e drejtë” që Meghan Markle të vinte në Balmoral ndërsa Mbretëresha Elizabeth II po ndërronte jetë.

Tw enjten, Pallati njoftoi se mjekët ishin “të shqetësuar” për shëndetin e 96-vjeçares dhe po e vendosnin atë nën “mbikëqyrjen mjekësore”. Si përgjigje, anëtarët e familjes mbretërore nxituan në Skoci për të qenë pranë shtratit të mbretëreshes në momentet e saj të fundit.

“Charles i tha Harrit se nuk ishte e drejtë apo e përshtatshme që Meghan të ishte në Balmoral në një kohë kaq të vwshtirw”, tha një burim për The Sun.

Burimi shtoi se Princi Charles, tani Mbreti Charles III, “e bëri shumë të qartë se Meghan nuk do të ishte e mirëpritur”.

Siç ishte raportuar më parë nga Page Six, Duka dhe Dukesha e Sussex fillimisht kishin planifikuar të udhëtonin së bashku për të parë Mbretëreshën. Gjysmë ore më vonë, u publikua lajmi se Harry në të vërtetë do të udhëtonte i vetëm.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME