Chelsea fiton Conference League, mund me “poker” Betisin në finale

Chelsea ka arritur të fitojë UEFA Conference League, pas një përmbysjeje të jashtëzakonshme 4-1 në pjesën e dytë kundër Real Betis.
Skuadra spanjolle kaloi në avantazh që në minutën e 9-të, falë një goli nga Abde Ezzalzouli, ish-lojtari i Barcelonës. Megjithatë, gjithçka ndryshoi pas dëmtimit të tij.
Në gjysmën e dytë, Chelsea përmbysi ndeshjen me katër gola të shpejtë: Enzo Fernández në minutën e 66’, Nicolas Jackson në të 70’, Jadon Sancho në të 82’ dhe Moises Caicedo në kohën shtesë (91’). Përfundimisht, ndeshja u mbyll me rezultatin 4-1 për londinezët.
Ëndrrat e Betisit për një trofe të parë europian u shuan, ndërsa trajneri Maresca dhe skuadra e tij festojnë një triumf të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.