Cher ka folur së fundmi për romancat e saj gjatë një interviste me Jennifer Hudson.
“Arsyeja pse u lidha me meshkuj më të rinj është sepse meshkujt e moshës sime janë më të vjetër…tani të gjithë kanë vdekur,” tha ajo. “Por më parë, të gjithë ishin të tmerruar të më afroheshin, dhe të rinjtë ishin të vetmit.”
Kur Hudson shtoi se të rinjtë priren të jenë “të guximshëm”, Cher pranoi, duke vënë në dukje: “Po, dhe i rritur nga gra si unë”.
Përveç martesave të saj me Sonny Bono dhe Gregg Allman,aktorja e Mama Mia ka qenë e lidhur me Warren Beatty, Gene Simmons dhe Tom Cruise. Një person që e nervozoi ishte Elvis Presley — të cilin ajo e refuzoi.
“Isha nervoze dhe i njihja njerëzit përreth tij, dhe nuk ishte se ata ishin njerëz të këqij, por thjesht isha nervoze për reputacionin e tij”,shtoi ajo për Hudson. “Dua të them, unë jam shumë e turpshme kur nuk jam duke punuar dhe disi e turpshme rreth burrave.”
Tani, Cher është në një lidhje me Alexander “AE” Edwards, me të cilin është lidhur që nga viti 2022. Çifti kanë një diferencë moshe gati 40-vjeçare pasi këngëtarja e “Believe” është 77 vjeç dhe Alexander 38.