Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETÇifti i lejlekëve mer "lejën e qëndrimit" nga bashkia Fier

Çifti i lejlekëve mer “lejën e qëndrimit” nga bashkia Fier

Fier – Një çift lejlekësh prej afro 5 vjetësh banorë të përhershëm në Fier. Çifti qëndron k’tu, zogjtë shtegtojnë, ja kështu si ne, pohon banori i zonës.

Një çift lejlekësh për afro 20 vjet vinin e jetonin në Fier ndërkohë që prej afro 5 vitesh janë banorë të përhershëm të këtij qyteti.
Foleja e tyre ndodhet në kulmin e një shtylle të tensionit të lart në afërsi të vëndit të quajtir “Vija e ngjalës” mes disa banesave të kësaj lagje, afro 20 metra mbi tokë.

Banorët pohojnë se çifti i lejlekëve fillimishtë vinin sezonal ndërsa vitet e fundit jetojnë për gjithë vitin. Janë bërë si ne, thotë banori, zogjtë shtegtojnë , çifti si ne pleqtë , qëndron lëtu.


Nga biseda me ta mësuam se çifti i lejlekëve janë të përhershëm. Cdo vit bëjnë 2 apo 3 zogj të cilët ikin shtegtojnë ndërsa çifti i lejlekëve nuk shtegton. Ngrihen ne fluturim ushqehen e vijne përsëri në fole.


Ata pohuan se një herë foleja e tyre rrezikohej të binte nga era e fortë e moti i keq por ndërhyrja e bashkisë duke u rindërtuar e riforcuar folenë bëri që ata të mos e braktisin Fierin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME