Lushnje : Një çift të moshuarish në një fshat të Lushnjes janë gjetur të pajetë nga të afërmit e tyre në banesën ku ata jetonin të vetëm.
Burime informacioni nga fshati Rrapëz njësia administrative Kolonjë pohuan se çifti Lame dhe Qelibare Kalliri përkatësishtë 90 dhe 81 vjeçe jetonin të vetëm. Shkak i vdekes së tyre ka qënë një bombul gazi e cila ka rrjedhur gazin gjatë orëve të natës dhe u ka shkaktuar asfiskinë e më pas vdekjen. Bombulën e gazit çifti i të moshuarëve gazin e përdornin për ngrohje, pohuan këto burime.
Çifti kish dy ditë që nuk kishin hapur dyer e dritare çka ka bërë dyshime tek komshinjtë që kan trokitur por nuk u është përgjigjur njeri. Më pas njofthan policinë dhe kjo pasi ka hapur derën i ka gjetur të vdekur.
Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të kriminalistikës të cilët kanë konfirmuar vdekjen e çiftit të moshuar dhe shkaqet e kësaj vdekje tragjike.
Policia
Rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit Lame Kalliri 90 vjeç dhe Qelibare Kalliri 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.