Manchester City fitoi me lehtësi 4-1 përballë Aston Villës. Phil Foden, autor i tre golave, ishte heroi i kampionëve në fuqi.
Rodri zhbllokoi takimin në minutën e 11’, por djemtë e Unai Emery barazuan pas 9 minutave. Me anë të kolumbianit Jhon Duran. Më pas ishte mbrëmje e veçantë për Foden që do të realizonte 3 gola.
Arsenali triumfoi 2-0 në “Emirates” ndaj Luton. Gunners kaluan në avantazh me anë të kapitenit Odegaard, teksa autogoli i japonezit Hashioka solli avantazhin e dyfishtë në fundin e pjesës së parë.
Vendasit menaxhuan rezultatin në 45 minuta e dytë dhe në fund festuan rikthimin te fitorja