Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTÇmenduria/ Ja sa fitojnë skuadrat nga sponsorët në premierleague

Çmenduria/ Ja sa fitojnë skuadrat nga sponsorët në premierleague

Në këtë sezon, klubet e Premier League kanë arritur një shifër rekord prej thuajse 550 milionë eurosh (462,5 milionë sterlina) nga marrëveshjet e sponsorizimit për fanella, duke përfshirë edhe marrëveshjet e sponsorizimit të mëngëve të fanellave.

20 klubet e kategorisë së parë të Premier League kanë fituar 427 milionë euro (360 milionë sterlina) nga marrëveshjet sponsorizuese për pjesën e përparme të fanellave, ndërsa të ardhurat e gjeneruara nga marrëveshjet e sponsorizimit të mëngëve arrijnë në 121,6 milionë euro (102,5 milionë sterlina).

Daily Mail shkruan se Manchester City la pas Manchester United, duke u renditur në krye të klasifikimit për të ardhurat nga marrëveshjet e sponsorizimit për pjesën e përparme të fanellës.

Etihad Airways paguan këtë sezon në arkat e kampionëve të Anglisë pak më pak se 60 milionë euro (50 milionë sterlina), pas një rritje të shifrës së marrëveshjes. Citizens fitojnë 3.6 milionë euro më shumë krahasuar me marrëveshjen mes Manchester United dhe TeamViewer.

Red Devils së bashku me Chelsea kanë të ardhurat më të larta nga marrëveshjet sponsorizuese të mëngëve. DXC dhe AmberGroup paguajnë të dy 23,7 milionë euro (20 milionë sterlina) në vit.

Ndërkohë Nottingham Forest pritet që të njoftojë sponsorin e fanellës dhe të mëngës, i cili mund të vlejnë në total pak më pak se 12 milionë euro (10 milionë sterlina). Everton dhe Aston Villa po vijojnë bisedimet me sponsorët potencialë për sponsorët e mëngëve të fanellave./Monitor

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME