Monday, July 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha dhe Meta denoncojnë projektin e portit të Durrësit

Berisha dhe Meta denoncojnë projektin e portit të Durrësit

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë për mediat nga seli blu dhe ka thënë se pas inceneratorëve Kryeministri Rama ka realizuar dy megavjedhje të mëdha, teksa foli për koncesionin e Butrintit dhe marrëveshjen për ndërtimin e portit turistik të Durrësit.

Berisha ka denoncuar sot projektin e Portit të Durrësit duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se “i fali 1.5 mln metra katrorë tokë në Durrës, për të ndërtuar Dubai-Rama”.

Sa më shumë ka vjedhur aq më shumë kërkon të vjedhë, rasti më tipik është sot Edi Rama, i cili pasi është kapur në flagrancë, me vjedhjen e 420 milionë euro për djegësat, gjithçka me firmën e tij, Rama vrapon të vendosë në harresë këtë vjedhje me 2 megaafera të mëdha të cilat realisht janë dhjetëfishi i kësaj shume, afera e Butrintit dhe afera e Portit të Durrësit.

Jam këtu për të denoncuar aferën mafioze korruptive të Edi Ramës me portin më kryesor dhe shekullor e mijëvjecar të Shqipërisë, portin e Durrësit. Kjo aferë vjen në dhunim flagrant të të gjithë ligjeve të vendit.

Kryetari i Partisë se Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar transparencë me Portin e Durrësit, që sipas tij është një aferë e madhe. Në një konferencë me gazetarët, Meta shtroi disa pyetje për qeverinë, duke i kërkuar të bëjnë publike koston dhe kujt kompanie i ka dhënë statusin e investitorit strategjik.

Në rast të konfliktit potencial në të ardhmen zgjidhja mund të bëhej vetëm në gjykatat ndërkombëtarë. Është e rëndësishme për tu bërë sa më parë të qarta se kush do të jenë përfitimet e ekonomisë kombëtare dhe investimet që do të vinin nga ky koncesion. Cilat janë të dhënat ligjore, koha e ndërtimit dhe subjektit që do të keni monopolin e shërbimeve në portin e Porto Romanos.

Me këtë rast LSI në të kaluarën dhe tashmë PL përmes deputetit Petrit Vasili i ka kërkuar ministrisë së Infrastrukturës për dijeni edhe Ramës, që të japin përgjigje brenda afateve për këto pyetje:

A është dhënë statusi i investitorit strategjik?

Nëse po, cilës kompanie i është dhënë ky status?

Jeni shprehur publikisht se investitori do të jetë “Emaar Group” ndërkohë në memorandumin e firmosur nuk përmendet gjëkundi “Emaar Group”?

Analiza financiare si detyrim ligjor për marrjen e statusit të investitorit strategjik nga cila kompani është paraqitur?

A parashikohet, që ashtu sikurse në rastin e inceneratorëve prona publike të mund të lihet kolateral në Bankat Shqiptare apo të huaja në funksion të marrjes së kredive nga kompanitë e përfshira në memorandum?

Cilat janë masat garantuese që Porti i Durrësit të mos sekuestrohet nga Bankat vendase apo të huaja për shkak të problemeve eventuale të kompanive huamarrëse?

Investimi detyron spostimin e Portit Tregtar aktual, cilat janë masat e marra që Dogana të funksionojë normalisht dhe kjo të mos ndikojë negativisht në realizimin e të ardhurave që lidhen me biznesin ashtu dhe për Buxhetin e Shtetit?

Cila është kosto e Portit të ri tregtar dhe sa është kohëzgjatja e realizimit të ndërtimit të këtij porti?

Në këtë periudhë të ndërmjetme pra të fillimit të ndërtimit të portit turistik nga njëra anë dhe Portit tregtare nga ana tjetër, ku do jetë vendodhja e funksionimit të Doganës portuale Durrës?

Ndërtimi i Portit të ri tregtar do të realizohet me fonde të buxhetit apo do kërkohet një tjetër borxh?

Cili është qëndrimi zyrtar i institucioneve të Bashkimit Evropian për këtë projekt dhe a cënon marrëveshjen e stabilizimit asociimit?

Kërkojmë nga ju të na vihet në dispozicion i gjithë komunikimi zyrtare me Bashkimin Europian për këtë projekt.

Këto duhet të marrin përgjigje brenda kohës së duhur”, tha Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME