Çmimi Nobel i këtij viti në Fizikë këtë vit ka shpërblyer kërkimin në mekanikën kuantike. Akademia suedeze ka shpallur fitues francezin Alain Aspect, amerikanin John Clauser dhe austriak Anton Zeilinger. Puna e tyre mund t’i hapë rrugën një gjenerate të re kompjuterësh dhe sistemesh telekomunikuese të fuqishme.
Këta tre laureatë kryen eksperimente novator duke përdorur mekanikën kuantike në një gjendje të ngatërruar, ku dy grimca nën-atomike sillen si një njësi e vetme edhe kur janë të ndara. Ata do të ndajnë çmimin prej 10 milionë kronash suedeze (800,000 £).