Monday, November 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedÇ’po ndodh në Kremlin/ Putin lajmëron papritur një fjalim para kombit

Ç’po ndodh në Kremlin/ Putin lajmëron papritur një fjalim para kombit

Të gjitha mediat ndërkombëtare janë me sytë nga Moska në këto momente. Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar papritur në Kremlin një fjalim para kombit.

Çfarë do të thotë kreu i Kremlinit. Mbetet e paqartë dhe aludimet janë të shumta. Fjalimi ishte parashikuar të niste që përpara 1 ore, por Putin nuk po duket ende.

Ai njihet si një person që nuk i respekton oraret dhe mesa duket po e bën përsëri. Mediat e huaja shkruajnë se besohet që Putin do të shpallë vendimin për mbajtje të referendumeve lokale në zonat e pushtuara në Ukrainë.

Perëndimi ka paralajmëruar se nuk do të njohë referendume të tilla. Në rrjetet sociale ruse ka një lloj “paniku” për mundësinë e një thirrjeje të përgjithshme për luftë. 

Çfarë tha sot Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dalë me një deklaratë të fuqishme për sa i përket luftës në Ukrainë. Ai tha se Rusia duhet t’i kthejë Ukrainës tokat e pushtuara, nëse ka qëllim vendosjen e një paqeje të qëndrueshme.

“Nëse rikthehet paqja në Ukrainë, natyrisht, kthimi i territoreve të pushtuara do të jetë çështje shumë e rëndësishme. Kjo gjë pritet”, tha Erdogan për rrjetin amerikan, PBS. Erdogan gjatë intervistës në Nju Jork ka shtuar se Moska duhet t’ia kthejë “edhe Krimenë pronarëve të ligjshëm”.

Krimeja u aneksua nga Rusia në vitin 2014 dhe kjo gjë nuk është pranuar asnjëherë nga Ankaraja zyrtare.

Turqia po luan një rol tepër të rëndësishëm që nga nisja e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës në muajin shkurt. Ishte pikërisht ky vend që ndërmjetësoi marrëveshjen për të mundësuar eksportin e grurit nga Ukraina drejt pjesës tjetër të botës. Ndonëse Turqia është vend anëtar i NATO-s, ende mban lidhje të ngushta me Moskën dhe Kievin.

Kujtojmë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME