Uncategorized

Interi është i pandalshëm, mund Lazion dhe arratiset në krye

Interi vijon rrugëtimin perfekt në Seria A dhe përfiton nga ndalesa e Juventusit. Skuadra zikaltër mori një sukses 2-0 në transfertën ndaj Lazios, dhe tashmë e sheh veten në krye me 4 pikë më shumë se bardhezinjtë.

Lautaro Martinez zhbllokoi ndeshjen në minutën e 40-të, duke përfituar nga një gabim i mbrojtësit Marusic. Në minutën e 66-të, Marcus Thuram do të realizonte dhe golin e dytë që thuajse vulosi fatin e kësaj ndeshje.

Në minutat e fundit Lazzari u ndëshkua me karton të kuq. Lazio mbetet në vendin e 11-të me vetëm 21 pikë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button