Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

ÇUNI I SPIROS…!

Nga Eduart Ypi *

30 vjet më parë në vjeshtën e vitit 1993 në detyrën e ish Kryetarit të Komitetit të ish të Përndjekurve politikë (anëtar i qeverisë Meksi) pata një bisedë me ish Presidentin Sali Berisha.

Eduard më tha, të gjithë fëmijët e ish të përndjekurve politikë të shkojnë në Universitet, të gjithë pa përjashtim që kanë bërë kërkesë. E di, vazhdoi ai, se një pjesë do ta lënë shkollën që vitin e parë, një pjesë do të mbesin rrugës, pjesa më e madhe do ta mbarojnë shkollën dhe do të kontribuojnë në sistemin e ri secili në profesionin e vet, ndërsa një pjesë do të shkëlqejnë dhe do të krijojnë elitën e ardhme të PD.

U tha u bë, mijëra të rinj e të reja nga shtresat e popullit që deri në atë kohë ishin privuar nga e drejta e shkollës së lartë studiuan dhe u diplomua ekzakt siç e kishte parashikuar ish Presidenti.

Mbrëmë, tashmë në pension me fëmijët të rritur të gatshëm për të marrë pjesë sipas profecisë, shof Çunin e Spiros (ish hetues i diktaturës) që përfaqësonte PD e ri themeluar si palë humbëse.

Thjesht më erdhi keq.

*ish i burgosur politik.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME