Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET“Daily Mail”: Çfarë ndodhi në takimin mes Ramës dhe Sunak

“Daily Mail”: Çfarë ndodhi në takimin mes Ramës dhe Sunak

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Londër ka gjetur vëmendje edhe tek mediat britanike. “Daily Mail” shkruan se kryeministri i Shqipërisë sulmoi sërish Sekretaren e Brendshme Suella Braverman për komentet e saj, sipas tij “të turpshme” për emigrantët që kalojnë kanalin me origjinë nga vendi i tij.

“Në një vizitë në Britani në bisedimet me kryeministrin Rishi Sunak në Doëning Street, zoti Rama tha se çështja e kalimeve me varka të vogla kishte çuar në një “pikë shumë të ulët” marrëdhëniet Mbretëri e Bashkuar – Shqipëri. Zonja Braverman shkaktoi një përplasje diplomatike me Tiranën në tetor kur foli në Dhomën e Deputetëve për “lejimin e të gjithë kriminelëve shqiptarë të vijnë në këtë vend”.

“Ka qenë një moment shumë, shumë i turpshëm për politikën britanike”, – tha lideri i vendit ballkanik. Ai shtoi se “shqiptarët nuk kanë të bëjnë vetëm me varkat” dhe paralajmëroi që të mos lejohen “disa mollë të kalbura” që të formojnë pikëpamjen e bashkatdhetarëve të tij. “Meqë Britania nuk lidhet vetëm me James Bond apo zotin Bean, ne nuk kemi të bëjmë vetëm me “Taken”, tha Rama, duke iu referuar filmit të Liam Neeson për trafikantët shqiptarë.

“Dua Lipa nuk është thjesht një këngëtare britanike, por ajo është një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu, pasi shumë kanë ardhur për të ndërtuar, për të punuar si infermierë, për të gatuar dhe për të kënduar për ju, dhe ne duam të sigurohemi që ky komunitet të ndihet jo vetëm i sigurt, por edhe i nderuar këtu” – citon Daily Mail.

Sipas të përditshmes britanike shifrat treguan se të paktën 13 mijë shqiptarë hynë në Britani me varka të vogla vitin e kaluar, që ishte pak më pak se një e treta e të gjithë mbërritjeve. Tabloidi citon edhe intervistën e Ramës për programin “Today” të BBC Radio 4 mëngjesin e sotëm ku ai kritikoi karakterizimin e bashkatdhetarëve të tij nga politikanët britanikë.

“Fatkeqësisht ne e kemi parë veten dhe komunitetin tonë duke u veçuar në këtë vend për qëllime politike. Ka qenë një moment shumë, shumë i turpshëm për politikën britanike” – tha Rama. Rama tha se ishte ‘shumë i kënaqur’ me zotin Sunak pasi ata nënshkruan një marrëveshje dypalëshe në dhjetor për të ndihmuar pjesërisht në trajtimin e imigracionit të paligjshëm.

“Jam shumë i kënaqur me kryeministrin tuaj, ne kemi vendosur një rrugë të qartë për të trajtuar së bashku çdo gjë që duhet të përjashtohet nga marrëdhëniet tona dhe nga botët tona të ligjit dhe drejtësisë. Por në të njëjtën kohë duke u siguruar që disa mollë të kalbura të mos përcaktojnë komunitetin shqiptar këtu dhe marrëdhëniet tona” – tha Rama. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME