Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTADalin exit poll në Greqi: Mitsotakis arrin një fitore të thellë

Dalin exit poll në Greqi: Mitsotakis arrin një fitore të thellë

Exit poll-et për zgjedhjet në parlamentin europian janë shpallur para pak çastesh edhe në Greqi. Qendrat e votimit u mbyllën në orën 19:00 dhe sipas sondazheve do të ketë një fitore të partisë në pushtet “Demokracia e Re” të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis duke lënë pas me një diferencë të madhe të majtët e SYRIZA të vendit të dytë .

“Demokracia e Re” e Mitsotakis ka marrë nga 27% deri në 31% të votave dhe pritet të zgjedhë 7 eurodeputetë. Pjesë e listave të kësaj force është edhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, por do të kuptohet më vonë nëse ai është mes fituesve.

SYRIZA shkon nga 13.8% në 17.2% dhe mund të zgjedhë deri në 4 eurodeputetë. PASOK është në vend të tretë me 11.5% deri në 14.5% të votave me 3 eurodeputetë. Një vlerësim i parë i sigurt për rezultatin e zgjedhjeve europiane pritet pak pas orës 21:00 të natës. Deri në mesnatë do të kemi edhe rezultatet për preferencat.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME