Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTADalin Exit Poll/ Humbje e rëndë për kancelarin Scolz në Gjermani

Dalin Exit Poll/ Humbje e rëndë për kancelarin Scolz në Gjermani

Social Demokratët e kancelarit gjerman Olaf Scholz duket se kanë pësuar një humbje të thellë në zgjedhjet për parlamentin Europian. Exit Poll-et që kanë dalë pak minuta më parë e rendisin forcën që qeverisë Gjermaninë në vendin e tretë. CDU/CSU janë në rrugën e duhur për të marrë deri në 30% të votave dhe AfD e ekstremit të djathtë pritet të marrë 16 deri në 16.5% të votave.

Ndërsa SPD e kryeministrit Scholz është shumë prapa me vetëm 14% të votave. Aleatët e koalicionit të Gjelbër të Scholz vijnë në vendin e katërt me rreth 12%, ndërsa FDP liberale ka rënë me 5%, thonë exit poll. Në vitin 2019, AfD mori 11% të votave dhe SPD 15.8%. Të gjelbrit kishin marrë në atë kohë 20.5%.

“Partia e Lirisë” së ekstremit të djathtë në Austri është gjithashtu duke festuar. Pas mbylljes së votimeve të kësaj të diele, një exit poll i bazuar në sondazhet e kryera gjatë javës së kaluar i tregon ata të qetë në vendin e parë me 27% të votave. FPÖ është përpara Partisë Popullore konservatore, ÖVP, me 23.5% dhe socialdemokratëve, SPÖ që kanë 23%. Nëse ky parashikim konfirmohet, kjo do të jetë hera e parë që FPÖ do të dalë në vendin e parë në një palë zgjedhje mbarëkombëtare në Austri. Kjo sugjeron një ndryshim dramatik të fatit për partinë.

Mbështetja për FPÖ rra në vitin 2019, pas skandalit “Ibizagate”, në të cilin ish-lideri i saj u kap në video duke i premtuar kontrata qeveritare një gruaje që paraqitej si mbesa e një oligarku rus. Por partia ka kapitalizuar pakënaqësinë e votuesve me masat e pandemisë Covid-19, si dhe rritjen e kostos së jetesës dhe shqetësimet për luftën në Ukrainë. Zgjedhjet e BE-së shihen nga shumë austriakë si një provë për zgjedhjet e përgjithshme këtu këtë vjeshtë, dhe Partia e Lirisë po ndihet e sigurt.

27 vendet e BE-së janë shumë të ndryshëm, kështu që nuk është gjithmonë e lehtë të nxirret ndonjë përfundim mbi shifrat e pjesëmarrjes dhe kuptimin e tyre. Por tashmë kanë dalë disa shifra vërtet interesante nga disa vende dhe kjo tregon se sa të ndryshme janë ato.

Në Francë, pjesëmarrja deri në orën 17:00 me orën lokale ishte 45.26%, që është pothuajse dy pikë më e lartë se zgjedhjet e fundit evropiane 5 vjet më parë. Ekspertët e sondazheve besojnë se shifra përfundimtare do të jetë midis 52-53% kur në 2019 ishte vetëm 50.12%. Edhe në Holandë pjesëmarrja ishte pothuajse 47%, më e larta në 35 vjet. Por në Poloni dhe Greqi, nuk po duket aq mirë. Deri në mesditë në Poloni, pjesëmarrja ishte pothuajse 3 pikë më pak në 11.66%. Edhe në Greqi, pjesëmarrja ishte 32.9%, dhe mund të jetë drejt shifrës më të ulët që nga anëtarësimi në BE.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME