Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTADalin EXIT POLL për fituesin e zgjedhjeve në Greqi

Dalin EXIT POLL për fituesin e zgjedhjeve në Greqi

Një fitore e qartë dhe e gjerë e Demokracisë së Re ndaj SYRIZA. Kjo është ajo që pasqyrohet në Exit Poll-et që u publikuan menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në të gjithë Greqinë në orën 19.00 (orën lokale) të së dielës.

Një Exit Poll-i i përbashkët i miratuar nga të gjitha kompanitë e sondazheve dhe të gjitha stacionet televizive tregon se epërsia e Demokracia e Re e kryeministrit Mitsotakis ndaj SYRIZA-s mund të arrijë 11 pikë përqindje.

Sipas këtij exit poll-i të përbashkët, Demokracia e Re pritet të marrë nga 36% deri në 40%. SYRIZA po lëviz në nivele shumë më të ulëta nga 25% në 29% që me të dhënat e kësaj ore duket të jetë përqindja maksimale për partinë e Alexis Tsipras.

Ndërsa PASOK/Lëvizja për Ndryshim del si forcë e tretë me një përqindje nga 9.5% në 12.5% të votave. KKE pritet të mbledhë nga 6% në 8%.

“Zgjidhja greke” është regjistruar me norma nga 3.5% deri në 5.5%. “MeRA25” e ish-ministrit të financave Yanis Varoufakis llogaritet në 2.5% deri në 4.5% të elektoratit dhe pritet të hyjë edhe në Parlament. 

exit-polla-eikona3
exit-polla-eikona2
exit-polla-eikona
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME