Uncategorized

Aksidenti/ Ky është shqiptari që humbi jetën në Itali

Personi në foto është 43 vjeçari shqiptar Dritan Mera, i cili ka humbur jetën pas një aksident të rëndë mbrëmjen e 19 Majit në Castelnuovo di Bergonovo në Itali.

Mësohet se 43-vjeçari e ka kaluar mbrëmjen në shoqërinë e miqve të tij në një lokal në zonë, por teksa po shkonte drejt La Pernice, ka humbur kontrollin e makinës, një Peugeot 308 dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një pemë.

Policia ka nisur hetimet dhe trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button