AKTUALITET
Dalja e lumit Seman nga shtrati, përmbyten stallat e bagëtive dhe pularive

Lumi Seman ka dalë nga shtrati në fshatin Mbrostar Ura, duke shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në zonë.
Si pasojë e daljes nga shtrati, janë përmbytur stalla të bagëtive dhe pulari, duke vënë në rrezik serioz jetesën e fermerëve të zonës. Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre për situatën dhe kanë kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet shtetërore për të nxjerrë bagëtitë nga uji dhe për të përballuar pasojat e përmbytjes.
Situata vijon të monitorohet nga strukturat lokale, ndërsa banorët kërkojnë ndihmë për të siguruar ushqimin dhe strehimin e kafshëve, si dhe për të parandaluar dëme më të mëdha në pronat e tyre.








