Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEDashuria e princeshës Diana me kardiokirurgun

Dashuria e princeshës Diana me kardiokirurgun

Edhe pse janë 25 vite nga vdekja e saj, për princeshë Dianën ende mediat shkruajnë dhe njerëzit lexojnë. Kur mendojmë për jetën personale të princeshës Diana pas divorcit nga princ Charles, personi i parë që na vjen ndërmend është i dashuri Dodi Fayed. Përpara se të ishin bashkë, Lady Diana njohu kardiokirurgun pakistanez, Hasnat Khan, me të cilin pati një lidhje romantike gati dyvjeçare.

Diana dhe Kaan u takuan kur martesa e saj me Charles po përfundonte. Khan foli për takimin e tij me Dianën në një intervistë për “Daily Mail”. “Ne u takuam më 27 gusht 1995. Ajo po vizitonte një nga pacientët e mi. Ishte shumë e sjellshme, e komunikueshme dhe falte shumë dashuri. Diana nuk sillej kurrë si një princeshë, por si një njeri normal”.

Diana shkoi në Pakistan për të takuar familjen e tij, dhe Hasnat kishte takuar djemtë e saj, William dhe Harry. Khan tha se ai dhe Diana u ndanë në korrik 1997. “Mendoj se Diana më në fund e kuptoi se Al Fayed mund t’i jepte asaj gjithçka që unë nuk munda. Ai kishte para dhe mund t’i siguronte asaj sigurinë e nevojshme.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME