Prej dy ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe nga ulje e temperaturave. Por rënia e temperaturave ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës në zonat malore. Mësohet se majat e maleve në Bulqizë janë zbardhur nga bora.
Flokët e para të dëborës janë raportuar edhe në Kukës, si dhe në Gramoz të Kolonjës.