AKTUALITET

Dëmet/ Shpërthimi me eksploziv në banesën e Xhelal Mziut

Shpërthimi me eksploziv në murin rrethues së banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziut ka bërë fatmirësisht vetëm dëme materiale. Siç shihet dhe nga fotot muri rrethues, ku dhe ishte vendosur lënda plasëse është dëmtuar nga shpërthimi.

Ndërkohë që dëme të shumta ka marrë dhë një makinë që ndodhej me parkuar aty pranë. Shpërthimi në murin rrethues së banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziut ka ndodhur pak pas mesnate.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button