Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDënohen 9 gra që iu bashkuan burrave që luftonin në Siri

Dënohen 9 gra që iu bashkuan burrave që luftonin në Siri

Gjykata e Posaçme (GJKKO) shpalli fajtore 9 gra të riatdhesuara nga Siria, të akuzuara për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në veprimtari luftarake në një shtet të huaj.

Edhe pse gjyqtarja Rudina Palloj shpalli dënimin me 7 vjet heqje lirie për secilën prej tyre dhe përfundimisht ato u vendosën në shërbim prove për 5 vjet.

Përmes aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi ndaj tyre do të ulej në 4 vjet e 8 muaj heqje lirie. Megjithatë, Prokuroria kërkoi pezullimin e dënimit të tyre dhe vendosjen në shërbim prove për 5 vjet.

Gjithashtu, të 9 të dënuarat detyrohen të mos shoqërohen me persona të hetuar apo dënuar për vepra penale për të cilat ato akuzohen, si dhe të mos frekuentojnë ambiente me individë që kanë qëndrime radikale.

9 gratë që u shpallën fajtore ishin larguar në drejtim të Sirisë në vitet 2013-2014, shtet në të cilin më herët kishin shkuar bashkëshortët e tyre dhe ishin rreshtuar përkrah grupeve terroriste të Al-Nusrës dhe më pas Shtetit Islamik.

Gjykata vendosi edhe heqjen e masës së sigurisë që u ndalonte të pandehurave daljen jashtë vendit.

Sipas të dhënave të agjencive shqiptare të inteligjencës, në Siri dhe Irak kanë shkuar rreth 140 luftëtarë nga Shqipëria.

Disa vite më parë ishin arrestuar 9 persona që dyshohej se rekrutonin luftëtarë për në Siri. Gjykata e Krimeve të Rënda më 2016 i kishte dënuar ata në total prej 126 vjetësh burgim.

Në vitet, përmes disa operacioneve Shqipëria ka riatdhesuar shtetas që gjendeshin në Siri, ku kishin shkuar t’iu bashkoheshin organizatave terroriste. /Marrë nga REL

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME