
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka folur për qëndrimin e tij ndaj Reformës Territoriale, gjatë një lidhjeje live nga ambientet e jashtme të Kuvendit për një emision televiziv.
Braçe e ka cilësuar këtë të enjte si ditën më të vështirë të 30 viteve të tij në politikë, duke lënë të hapur edhe mundësinë e largimit. Sipas tij, ndodhet përballë një zgjedhjeje mes vijimit të betejës politike dhe largimit.
“Jo se nuk e kam ndarë ende mendjen, por sot, e besoj se edhe ti e di, është dita më e vështirë e 30 viteve të mia. Duhet të zgjedh, po them sepse duhet të zgjedh: të vijoj të luftoj apo të iki. Erla, jam munduar edhe në intervistë me ty të shpjegoj që PS është partia ime dhe jo e atyre që më kanë gjetur në Parti”, u shpreh Braçe.







