Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDëshmia/ 58 vjeçari vrau me sëpatë kunatën se nuk i bëri drekën

Dëshmia/ 58 vjeçari vrau me sëpatë kunatën se nuk i bëri drekën

Një grua u vra sot në Elbasan nga burri i motrës së saj. 44-vjeçarja Alma Qevani ndërroi jetë në spital nga plagët që mori nga sëpata me të cilën e qëlloi Tefik Tashi, 58-vjeç.

Është zbardhur nje pjesë e dëshmisë se 58-vjeçarit Tefik Tashi, i cili ka deklaruar për policinë duke thënë se e vrau Alma Qevanin pasi kjo e fundit nuk i kishte bërë drekën, e më pas e kishte ofenduar bashkë me vjehrrën e tij.

“E vrava se s’më bëri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”, mësohet se ka thënë ai.

Ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese dhe thotë se ka bërë gjënë e duhur. Për mediat, fqinjët e 44 vjeçares thanë se nuk ishin në dijeni të një konflikti mes tyre. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME