Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShkoi të punoj në Greqi, shqiptari gjendet i pajetë në det

Shkoi të punoj në Greqi, shqiptari gjendet i pajetë në det

Një 53-vjeçar shqiptar që u nis në ishullin Kos, të Greqisë për të punuar është gjetur i pajetë në det.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, familjarët kanë konfirmuar se trupi i 53-vjeçarit të gjetur në zonën detare të portit të Siros i përket shqiptarit Shkëlqim Hysi.

Mësohet se rojet bregdetare gjetën trupin në kalbje të avancuar në det dhe me ndihmën e zhytësve bënë të mundur nxjerrjen e tij.

Familjarët që kishin shpallur të zhdukur 53-vjeçarin dhe ishin në kërkim të tij, pasi u morën në pyetje nga autoritetet greke konfirmuan identitetin e viktimës.

Autopsia e trupit të shqiptarit do zbulojë më shumë detaje rreth vdekjes së tij dhe hedhjes së trupit në det

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME