Gjatë orëve të vona të mbrëmjës së djeshme, është përfshirë nga flakët lokali i reperit të njohur, Rigels Rajku (Noizy), në Durrës.
Mësohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike që ka sjellë edhe pezullimin e biznesit për një kohë të pacaktuar, edhe pse dyshimet e para tregojnë se mund të ketë qenë një veprim i qëllimshëm.
Lajmin e ka konfirmuar edhe policia, e cila njofton se lokali është në pronësi të Bashkim Rajkut, i ati i reperit.