Tuesday, March 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDetaje/ Shqiptari masakroi me thikë gruan e tij në Itali

Detaje/ Shqiptari masakroi me thikë gruan e tij në Itali

Dalin detaje të reja nga krimi i rëndë në një familje shqiptare në Terni të Italisë. Mbrëmjen e së enjtes 62-vjeçari Xhaferr Uruçi qëlloi 5 herë me thikën e kuzhinës gruan e tij 56-vjeçare, Zenepen. Mes çiftit kishte grindje të vazhdueshme prej kohësh që kulmuan me një jetë të humbur. Policinë e lajmëroi djali i çiftit pasi ishte marrë në telefon nga nëna që i kërkonte ndihmë me ngashërim pasi bashkëshorti po e dhunonte.

Ai ishte xheloz dhe nuk pranonte që ajo të dilte nga shtëpia për të punuar në një dyqan peshku 500 metra më larg. Kur policia shkoi në vendin e ngjarjes ishte tepër vonë. Gruaja kishte marrë plagë të rënda në stomak, qafë dhe shpatull. Autori është arrestuar dhe është dërguar në qeli në pritje të daljes para gjykatës për masën e sigurisë.

“Ajo jetonte me frikë”

Mediat italiane kanë publikuar dëshmi të shumta. Familjarët dhe fqinjët flasin për dhunë të vazhdueshme të bashkëshortit mbi gruan së 2 fëmijëve. “Zenepja kishte kohë që jetonte me frikë” – thotë një mik i gruas. “Ajo shpesh preferonte të qëndronte më shumë në punë sesa në shtëpi, sepse thoshte se atje kishte një grindje të vazhdueshme. Gjente pak qetësi vetëm pas banakut, apo me fëmijët dhe nipërit që i adhuronte”.

Të dy ishin martuar kur ishin të rinj në Shqipëri dhe më pas kishin mbërritur në Itali. Xhaferri nuk ishte aktiv në punë prej disa kohësh. Kishte punuar në sektorin e ndërtimit si murator. E shoqja fillimisht kishte punuar si pastruese dhe shtëpiake dhe më pas, rreth 17 vjet më parë, kishte gjetur një vend më të sigurt si shitëse dhe kuzhiniere në tregun e peshkut në Borgo Rivo. Kjo punë ishte bërë një familje e dytë për gruan. “Së shpejti do të organizojmë diçka për ta kujtuar dhe për t’i thënë mjaft dhunës ndaj grave”, – thotë Marco, pronari i dyqanit, i prekur nga ngjarja.

“Me sy të zi prej ditësh”

Policia kishte marrë shpesh njoftime për grindjet e tyre në familje. Asnjëherë ajo nuk kishte bërë zyrtarisht ankesë. “Prej një viti dhe sidomos kohët e fundit ajo ishte shpesh nervoze. Nja dy herë, teksa rrëfehej, ajo fillonte të qante. Rreth 1 vit më parë ajo kishte dalë jashtë për disa ditë me një sy të zi. Nuk kishte treguar kurrë se dhunohej, por thoshte se ishte një aksident” – thotë shoqja e saj.

Ishin të shumtë ata që e njihnin Zenepen në qytet. Mbi të gjitha banorët në zonën e Borgo Rivo, për shkak të punës së saj në kontakt me njerëzit, por edhe për simpatinë e saj të natyrshme dhe për aftësinë e tij për të qenë e hapur me të tjerët.

“Ajo ishte nga zemërmirë”- thotë një klient i dyqanit të peshkut. “E shihje se ajo kërkonte dhe dinte të jepte dashuri. Ende nuk dua ta besoj atë që ndodhi. Ajo dinte të buzëqeshte dhe të bënte shaka. Ishte një grua me vlerë të madhe. Ndoshta ajo ka duruar shumë. Nuk e di. Por në këtë pikë është gjithashtu e kotë të pyesësh, le të shpresojmë që drejtësia të marrë rrugën e saj dhe që ajo që ndodhi të jetë arsye për reflektim për të gjithë” – thotë ai. 


POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME