Të tjera detaje janë zbuluar nga krimi i rëndë i ndodhur në Fier.
Petraq Gjika, 67 vjeç u gjet i vrarë rreth orës 6:40 minuta të mëngjesit të sotëm në në fshatin Mbrostar Ura.
Viktima është gjetur jashtë serave ku ishin kultivuar kastravecë, në ambientet jashtë godinës që ai ruante gjatë natës.
Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që objekti është i pajisur me kamera sigurie.
Janë kontrolluar kamerat e sigurisë dhe sipas burimeve, është parë një person që ka qenë mbrëmë me të duke biseduar. Paraprakisht dyshohet se ka qenë një person i vetëm ai që ka kryer vrasjen dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.
Viktima është vëllai i kryeplakut të Grecallisë, Vasil Gjikës.
Ai ka qene i plagosur një herë në korrik të vitit 2018. Gjika është gjetur jashtë kabinës së rojes i shtrirë përtokë, i qëlluar disa herë me thikë