Sunday, October 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDhuna në familje dhe droga në makinë, dy në pranga dhe një...

Dhuna në familje dhe droga në makinë, dy në pranga dhe një në kërkim nga policia

Fier – Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale, dy kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre ndërsa një i tretë mbante lëndë narkotike në automjetin e tij.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin F. L., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Vijon puna për kapjen e 34-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME