Monday, December 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETÇështja “Luljeta”/ 15-vjeçarja bashkëpunon me hetimin, kallëzon tutorin e saj

Çështja “Luljeta”/ 15-vjeçarja bashkëpunon me hetimin, kallëzon tutorin e saj

Vrasja e Luljeta Prezës ka zbuluar një skandal të madh në lidhje me trafikimin dhe prostitucionin, ku pjesë e grupit ishte dhe një vajzë e mitur 15-vjeçare.

Ka qenë kjo e fundit që ka pranuar të flasë për organet e hetimit dhe ka kallëzuar një 24-vjeçar, i cili ishte tutor i saj. Kështu ka shkuar në 3 numri i të arrestuarve.

“Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të proceduar penalisht për vrasjen e shtetases L. P., 32 vjeçe, trupi i së cilës u gjet poshtë urës së Dajlanit, më datë 02.08.2023, rreth orës 10:35, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 02.08.2023, ka kallëzuar shtetasja 15 vjeçe, e proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me shtetasin E. P., ky i fundit e ka shfrytëzuar për prostitucion.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshm,” ka njoftuar policia.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME