Fier – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 50 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. P., 51 vjeçe, banuese në Fier, pasi drejtonte motomjetin e pa pajisur me leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.