Vlorë – Digjet gjatë natës makina e drejtoreshës së Tatim Taksave Vlorë Anjeza Shiko.
Makina ka qenë e parkuar në garazh
Policia po heton për ngjarjen për të mësuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.
Mësohet se Siko ka kërkuar urdhër mbrojtje.
Policia
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Drejtoresha e Tatim Taksave Vlorë