Tuesday, May 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMjeku Eskiu: Ata e bëjnë që Berisha të mos shkojë në çdo...

Mjeku Eskiu: Ata e bëjnë që Berisha të mos shkojë në çdo familje për të sjellë ndryshimin

Mjeku logoped Erges Eskiu ka folur në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Eskiu: Erjon Veliaj, je një pacient terminal. Kalove fazen e mohimit, tani je ne fazën e hidhërimit. Të them në shesh të burrave, megjithëse ti je një zanë e Sorosit nuk je burrë. Kalo në fazën e pranimit të sëmundjes se nuk ke shpëtim. Kthehu në të penduar të drejtësisë. Bashkëpuno me drejtësinë të paktën të bësh në jetën tënde një vepër sado të mirë.

Ti Erjon mund te mendosh se duke kërcënuar shefin tënd, kreun e organizatës kriminale me emrin Rilindja, mund të shpresosh se do të shpëtosh dhe ai ka normalisht ka të drejtë të trembet se bashkë keni vjedhur. Bashkë ua keni pirë gjakun demokratëve e socialistëve. Keni vjedhur jo vetëm taksat tona por edhe taksat e votuesve gri edhe taksat e socialistëve, dhe prandaj sot edhe socialistët nuk të mbështesin. Socialistët prej kohësh shohin se kauzat e tyre i mbron PD, i mbron opozita shqiptare. Edhe nëse Rama trembet dhe do të të mbajë, ne shqiptarët e ndershëm, betohemi në zot sot se çfarë ke bere nuk ta falim.

Kam dëgjuar se thonë disa njerëz se duan ti djegin mandatin profesor Berishës. Nuk është kjo miqtë e mi sepse ata një mandate mund ta marrin te Lul Basha në qoftë se do u duhet. Ata e bëjnë që ky burri mos të shkojë në çdo rrugë, në çdo qytet, fshat, në çdo familje të shqiptarëve për të sjellë ndryshimin. Kanë frikën e ndryshimit ndaj mundohen ta mbajnë të izoluar. Erjon edhe Rama, jeni të pashpresë. Ka njerëz që thonë po i rrëzon zullumi i tyre, ka njerëz që thonë janë shërbimet sekrete. Të dyja janë të pasakta miqtë e mi. Jemi ne, është ky burri këtu që kurrë nuk u përkul. Kur e sulmojnë më të fuqishmit, nuk lejoi njeri ta shkelë me këmbë. Jemi në që i dolëm në mbrojtje këtij burri, është Belindi që denoncoi gjithë aferat. Është populli i revoltuar që do ju marri përpara, Rrofshin demokratët, rroftë Shqipëria e lirë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME