Fier – Një shkëndijë elektrike ka djegur një automjet tip rulot me targa portugeze e shofer italian pak minuta më parë në aksin e autostradës Levan – Tepelenë.
Automjeti ka qënë në ecje në vendin e quajtur “Ktgesa e Rromsit” kur shoferi italian ka ndaluar i tmerruar. Kalimtarë të rastësishëm i kanë dhënë ndihmën dhe kan njoftuar policinë si dhe zjarrfiksat, Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se zjarrfiksat kanë shkuar në vendgjarje së bashku me policië duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi i ekspertëve që mbrriti në vendgjarje pohonë se shkaku i zjarrit në mjetin rulot ka qënë një shkëndijë elektrike. Po këto burime pohuan se nuk ka pasur dëme në bjerëz pasi shoferi ka qënë i vetëm në mjet dhe nzuk ka dëmtime
Policia
Sot rreth orës 21:00, në aksin rrugor Levan – Tepelenë, në fshatin Rromës, Mallakastër, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti rulot tip “Opel” me drejtues shtetasin italian R. Z., 67 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.