Monday, May 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMbappe mbetet në PSG: Historia shkruhet këtu!

Mbappe mbetet në PSG: Historia shkruhet këtu!

Kylian Mbappe ka rinovuar zyrtarisht kontratën me PSG duke refuzuar Real Madrid. Kontrata e re e francezit është e vlefshme deri në vitin 2025.

“Historia shkruhet këtu. Këtu është Paris”, thotë Mbappe në videon e njoftimit të prezantimit, ndërsa presidenti Al Khelaifi kishte organizuar një ceremoni spektakolare në “parkun e Princave” për të festuar akordin për rinovim me yllin francez.

Fishekzjarre, festë dhe një bluzë ku shkruhej “Kylian është Parisi”, teksa tifozët e shumtë në shkallët e stadiumit shpërthyen në duartrokitje e kore për sulmuesin francez, që vendosi të rinovojë për tre sezone.

Kylian Mbappe duket i destinuar të qëndrojë në Paris. Pas konfirmimeve të ardhura nga mediet, nuk kanë vonuar as fjalët e familjarëve që tashmë e thonë me zë e figurë se sulmuesi nuk do kalojë te Real Madrid.

Mamaja e Mbappe u shpreh : “Kur nuk e dimë, është më mirë të heshtim. Nuk ka pasur kurrë ndonjë marrëveshje me Realin”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME