Monday, October 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDisa pika interesante te dosja e SPAK për inceneratorin e Tiranës

Disa pika interesante te dosja e SPAK për inceneratorin e Tiranës

Disa pika shumë interesante te dosja e SPAK për hetimet e inceneratorit të Tiranës.

Nga Ola Xama.

– Në mbledhjen e datës 20.9.2016, përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë kanë ngritur problemin e mungesës së të ardhurave në bashki për të përballuar kostot e implementimit të projektit thuhet në argumentimet e Prokurorisë. Tarifa e pastrimit që mblidhet nga bashkia nuk mjaftonte për të përballuar as shpenzimet që deri në atë moment kishte Bashkia Tiranë dhe kanë kërkuar mundësinë e financimit në masën 100% të kostove të depozitimit të mbetjeve, jo vetëm për ata por dhe për bashkitë e tjera të Qarkut Tiranë, së paku për 4 vjet.

– Pra, deri në shtator 2016 nuk kishin para për të paguar, por në 27 mars 2017 paratë e financimit gjenden dhe merren përsipër nga Bashkia Tiranë me një shkresë të firmosur nga vetë kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj. 7 muaj më vonë, i bie që të ketë ndodhur ndonjë mrekulli ekonomike!

– Prokuroria e Posaçme ka verifikuar me bashkitë e Qarkut Tiranë nëse janë kontaktuar dhe kanë dhënë dakordësi për të lidhur marrëveshje për të depozituar mbetjet në projektin koncesionar të inceneratorit Tiranë. Por nuk ka gjetur asnjë dokumentacion. Korrespodenca më e hershme ishte ajo e Bashkisë Kavajë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në dhjetor 2017, disa muaj pasi ishte lidhur kontrata e koncesionit.

– Por kush është përgjegjësi për këtë sipas dosjes? Ministria e Mjedisit! Rruga proceduriale që tregon hetimi për inceneratorin e Tiranës është kjo: Ministria e Financave i kërkon Ministrisë së Mjedisit miratimin për projektin nga gjithë Qarku i Tiranës. Kryetari i Bashkisë Tiranë shprehet dakord me Studimin e Fizibilitetit të paraqitur nga Ministria e Mjedisit. Ministri i Mjedisit ridërgon kërkesën në Ministrinë e Financave dhe merr miratimin ‘pa koment’, me kushtin që të merret miratimi dhe nga bashkitë e tjera të qarkut për këtë projekt.

– Pra, vendimi i Erjon Veliaj që merr përsipër financimin, në shkleje të ligjit dhe pa konsultuar bashkitë e tjera i konsiderohet shkelje Ministrisë së Mjedisit! Shkresa e Veliajt trajtohet si rutinë proceduriale vetëm në miratimin e Studimit të Fizibilitetit dhe jo si një dokument që i hap rrugën financimit të projektit, para të cilat nuk i kishte dhe duke marrë përgjegjësi për njësi vendore që nuk i takonte të shprehej!

– Në fund të kësaj procedure, Prokuroria e Posaçme konstaton se dhe Studimi i Fizibilitetit ka pasaktësi, të njëjtat që gjeti dhe një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Tani kush e ka përgjegjësinë për dhënien e miratimit të një Studimi Fizbiliteti të gabuar, vetëm Ministria e Mjedisit dhe ajo e Financave apo dhe Bashkia Tiranë? Dakordësinë për këtë Tusha dhe Simixhiu e dhanë apo vetë kryetari?!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME