AKTUALITETTOP-NEWS

Dita 106/ Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së ditës së 106 kundër qeverisë.

Qytetarët janë nisur në këmbë, të shoqëruar me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.

“Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jep dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën!”, “Opozitë e shitur”, “Qeveri e krimit” janë disa prej thirrjeve që janë dëgjuar gjatë marshimit.

Protestuesit pritet të vijojnë aksionin para Kryeministrisë, ndërsa protesta zhvillohet mes tensioneve politike dhe kërkesave për ndryshime në qeverisje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button