POLITIKË
‘Divjaka bashki!’ Qytetarët sërish në shesh, në ditën e 51-të të protestës

Një grup qytetarësh kanë dalë sërish sot në protestë kundër shkrirjes së bashkisë së Divjakës. Ata theksojnë se historia dhe identiteti i Divjakës nuk duhet shuar dhe se Divjaka është e qytetarëve dhe jo e tradhtarëve.
Sot u shënua dita e 51-të e protestës.
Qytetarët kërkojnë që Divjaka të mbetet bashki, në mënyrë që shërbimet të vijojnë të ofrohen përmes një bashkie.
Divjakasit kundërshtojnë bashkimin me Lushnjen dhe kërkojnë të kenë mundësinë të zgjedhin vetë drejtuesit e tyre, për të cilët më pas të kërkojnë edhe llogari.
Pas fjalimeve grupi i protestuesve vijuan marshimin nëpër rrugët e qytetit me thirrjen ‘Divjaka bashki’








