Një vendim qeverie i ka kapur të papërgatitur bizneset në zonat turistike për t’u pajisur me impiant të trajtimit të ujërave të ndotura. Disa anëtarë të Këshillit Bashkiak Sarandë kanë dalë me një deklaratë për mediat, ku denoncojnë gjobat arbitrare të Task Forcës së Agjencisë Kombëtar të Ujësjellës Kanalizime.
Më poshtë deklarata e plotë.
Në cilësinë e përfaqësuesve politikë të qytetarëve të Bashkisë Sarandë, si përfaqësues të KëshillitBashkiak, dënojmë sot me forcë një akt të paprecedentë të ndërmarë ditët e fundit nga struktura Task-Force e Agjencisë Kombëtarë të Ujësjellës-Kanalizimeve ndaj dhjetra bizneseve turistike. Sipas aktit normativ nr.8 datë 28.12.2023, “Për marrjen e masave urgjente për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larës”, detyrohen subjektet që ushtrojnë veprimtari ekzistuese apo që janë planifikuar për t’u zbatuar, të lidhura ose jo me rrjetin publik të kanalizimeve, që të instalojnë impiante të trajtimit të ujërave të ndotura”.
Shoqatat përfaqësuese të biznesve turistike, përfshirë edhe ato të Sarandës dhe Ksamilit, i janë drejtuar prej kohësh Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve por edhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe asaj të Turizmit, për saktësimin dhe rregullimin të një prej neneve të këtij akti normativ. Duke hasur në përgjigje negative, sic jemi informuar, ka pasur edhe takim me përfaqësues të lartë të këtyre institucioneve duke kërkuar shtyrje të afatit të vendosur për instalimin e këtyre impianteve nga bizneset.
Edhe pse ka pasur një dakordësi për këtë kërkesë, bazuar kjo edhe tek mungesa e informimit të bizneseve apo tek afati ishkurtër për blerjen apo instalimin e impianteve, ditën e djeshme, struktura Task-Force e Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, ka proceduar me vendime për dënim administrative e thënë ndryshe “gjobë” në minimalisht 1.5 milionë lekë të reja por edhe në shuma më të mëdha ndaj shumë biznesve nëqytetin e Sarandës. Si përfaqësues të Këshillit Bashkiak dhe interesave direkte të banorëve dhe bizneseve të Sarandës dhe Ksamilit, solidarizohemi me kërkesat e Shoqatave Turistike dhe kërkojmë me forcë anulimin e këtyre gjobave dhe shtyrjen e afatit të vënies në ekzekutim të aktit normativ deri në përfundim të sezonit turistik.
Blerja nga ana e bizneseve të këtyre impianteve, me njëcmim tepër të lartë, në kushtet e mungesës së plotë të informimit, por duke pasur parasysh edhe faktin qëardhja dhe instalimi i tyre vonon në kohë por sidomos faktin që Bashkia Sarandës prej datës 1 qershor e deri në 30 shtator ka pezulluar veprimtarinë e mjeteve tëndërtimit, të domosdoshme për krijimin e kushteve për krijimin e ambienteve të përshtatshme për instalimin e këtyre impianteve, e quajmë të drejtë legjitime por edhe morale kërkesën tonë dhe të Shoqatave Turistike.
I bëjmë thirrje Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Ministrisë së Infrastrukurës dhe Energjisë si dhe Ministrisë së Turizmit, të marrin masa të menjëhershme për plotësimin e kërkesave të bizneseve të Sarandës dhe Ksamilit të shprehura zyrtarisht dhe mediatikisht nga Shoqatat Turistike dhe nga ne si përfaqësues politikë të tyre. Përpos gjithckaje, biznesi ka nevojë për ndihmë e jo për shtrëngim përmes gjobave stratosferike, të cilat vetëm negativisht mund të ndikojnë në punën ditore nëshërbim të sezonit turistik 2024.